RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres bën thirrje që bota të ndihmojë Pakistanin

guterres-ben-thirrje-qe-bota-te-ndihmoje-pakistanin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Pakistanin, shtetin që po përballet me vërshime masive që kanë lënë të vdekur mbi 1.000 persona.

Si pasojë e vërshimeve, rreth një e treta e Pakistanit është nën ujë.

“Kam arritur në Pakistan për të shprehur solidaritetin tim të thellë me popullin pakistanez pas vërshimeve shkatërruese”, tha Guterres në një postim në Twitter më 9 shtator.

Guterres do të zhvillojë një vizitë dyditore në Pakistan.

“Bëj thirrje për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar, teksa Pakistani po përballet me këtë katastrofë klimatike”, tha Guterres.

Vërshimet, të shkaktuara nga dy muaj reshje masive të shiut, kanë lënë të vdekur të paktën 1.391 persona dhe kanë prekur 33 milionë banorë.

Guterres pritet të takohet me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, para se të vizitojë provincën Sind, zonën më të prekur nga vërshimet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve për shkak se sistemi shëndetësor i Pakistanit është goditur nga vërshimet.

Javën e kaluar, OKB-ja lëshoi një apel urgjent për të mbledhur 161 milionë dollarësh për të ndihmuar Pakistanin që të përballet me këtë katastrofë.

Ministria e Financave të Pakistanit ka vlerësuar dëmi i shkaktuar nga vërshimet në ekonomi, deri më tani ka arritur në të pakën 12 miliardë dollarë.

Related posts

Hill në Luginë të Preshevës: Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Muhamet Ramadani

Sulmi në Rafah/ SHBA “kërcënoi” se do të ndalojë dërgesat e armëve! Netanyahu: Izraeli mund të qëndrojë i vetëm! Do të luftojmë edhe me thonj nëse duhet

admin

Erdoğan: Greqia sfidoi NATO-n dhe aleatët duke provokuar avionët turq – VIDEO

admin