RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti do t’i takojë Lajçakun dhe këshilltarët e Macronit e Scholzit, Qeveria zbardh detajet

kurti-do-t’i-takoje-lajcakun-dhe-keshilltaret-e-macronit-e-scholzit,-qeveria-zbardh-detajet

Në Kosovë do të qëndrojnë sot emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak si dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Bëhet fjalë për Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se i pari i Qeverisë, Albin Kurti do të ketë një takim me ta.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne”, bën të ditur kryeministria.

Nuk raportohet se do të ketë konferencë për media.

Related posts

Gjykata franceze hap hetime për vrasjen e Khashoggit

RTI

Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

RTI

ShBA: 2 raketa balistike të lëshuara nga grupi Houthi drejt rrugëve ndërkombëtare të transportit detar

admin