RTV AHIRETI
Lajme

Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

nenad-rashiq-ka-deklaruar-se-ka-bere-ngaterrese-kur-ka-thene-se-albin-kurti-vendosi-t’ia-jap-manastirit-te-decanit-24-hektare-per-hater-te-tij.

Në një përgjigje telefonike ai ka thënë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar konfuzion por që nuk e ka bërë qëllimisht.

Më 13 mars 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai ishte shprehur se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës – anëtarësim të cilin Kosova nuk e arriti përkundër këtij vendimi.

The post Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij. first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Pritet gjoba të majme për Elon Musk, BE: X po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara

admin

Gjermania dhe Franca përsërisin thirrjen për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut

admin

Provokojnë serbët në Zveçan, sjellin një flamur 250 metra të gjatë

Muhamet Ramadani