RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flamujt e OKB-së, BE-së dhe NATO-s ulen në gjysmështizë për Mbretëreshën Elizabeth II – VIDEO

flamujt-e-okb-se,-be-se-dhe-nato-s-ulen-ne-gjysmeshtize-per-mbretereshen-elizabeth-ii-–-video

Flamujt në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të NATO-s janë ulur në gjysmështizë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II, raporton Anadolu Agency (AA).

Është vërejtur se flamuri në hyrje të Zyrës së OKB-së në Gjenevë është ulur në gjysmështizë në orët e para të mëngjesit.

Flamujt përpara Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian në Bruksel janë ulur në gjysmështizë për shkak të zisë.

Gjithashtu për shkak të vdekjes së mbretëreshës në gjysmështizë janë ulur edhe flamujt e 30 vendeve aleate që ndodhen përpara selisë së NATO-s.

Related posts

Mbi 600 të vrarë gjatë ditëve të fundit/ Franca dhe SHBA-ja synojnë një plan armëpushimi 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

admin

Erdoğan: Greqia sfidoi NATO-n dhe aleatët duke provokuar avionët turq – VIDEO

admin

Dy persona humbin jetën në një aksident në Suharekë

Muhamet Ramadani