RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një dron regjistroi se si Greqia kthen migrantët në ujërat turke

nje-dron-regjistroi-se-si-greqia-kthen-migrantet-ne-ujerat-turke

Një mjet ajror pa pilot i Forcave të Armatosura të Turqisë ka regjistruar momentet kur pjesëtarët e Rojes bregdetare greke po kthenin migrantët e padeklaruar me një varkë në ujërat turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Roja bregdetare e Greqisë në ujërat e Bodrumit ka kthyer dje migrantët në ujërat turke, gjë që është regjistruar edhe nga droni i Forcave Detare Turke.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Roja bregdetare turke, e cila shpëtoi migrantët.

Ministria publikoi pamjet e regjistruara në rrjetet sociale. /aa

Related posts

Komanda Evropiane: SHBA-ja sekuestron një cisternë nafte me flamur rus në Atlantikun e Veriut

admin

Avionët turq goditën objektivat në Siri, Irak pas shpërthimit të bombës në Stamboll

admin

Përfundon protesta në Zveçan, një numër i vogël i qytetarëve vazhdon të qëndrojë në tenda

admin