RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedi, mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK zhvillojnë protestë kundër Turqisë

suedi,-mbeshtetesit-e-organizates-terroriste-ypg/pkk-zhvillojne-proteste-kunder-turqise

Mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, zhvilluan protestë kundër Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e organizatës terroriste u mblodhën në sheshin “Norra Bantorget” dhe kërkuan parandalimin e operacionit të mundshëm ushtarak që Turqia do të zhvillojë në veri të Sirisë.

Po ashtu mbështetësit e terrorizmit kërkuan anulimin e Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm që u formua në kuadër të Memorandumit Trepalësh që Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan në Samitin e NATO-s në Madrid.

Krahas kësaj, mbështetësit e organizatës kërkuan që në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që do mbahen nesër të jepen vota për kandidatët që mbështesin PKK/YPG-në.

Protestuesit mbanin në duar copa lecke që simbolizojnë organizatën terroriste YPG/PKK dhe hapën posterë të kreut të organizatës terroriste Abdullah Öcalan. /aa

Related posts

Kurti në prani të Vuçiqit kërkon nga Serbia të dorëzojë Milan Radoiçiqin

RTI

Dita e rrëzimit apo mbijetesës për Qeverinë e Abazoviqit?

admin

Besimtarët e vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit

admin