RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza energjetike, von der Leyen: Qëllimi është ulja e çmimeve në Europë

kriza-energjetike,-von-der-leyen:-qellimi-eshte-ulja-e-cmimeve-ne-europe

Ulja e çmimit të energjisë dhe furnizimi i sigurt janë qëllimet tona, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen një ditë pas takimit të ministrave të BE-së në Bruksel.

“Ndërsa ne po përgatisim me komisionerët paketën e energjisë për të trajtuar rritjen e çmimeve dhe për të ofruar lehtësira për europianët, ne mirëpritëm mbështetjen e përgjithshme të Këshillit për qasjen tonë bazë.

Ne diskutuam çështjen e kostove të gazit. Vlerësuam punën për ndihmën shtetërore, kushtet e barabarta, mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha von der Leyen.

Kryetarja e Komisionit përmblodhi punën e komisionerëve si më poshtë:

– Ulje e kërkesës.

-Kontributin e sektorit të energjisë për të mbështetur familjet dhe bizneset në nevojë.

– Mbështetja me likuiditet për shoqëritë.

– Përshpejtimi i promovimit të REPowerEU.

“Për sa i përket kostos së gazit natyror, ne vazhdojmë të punojmë për një përgjigje sa më të përshtatshme për tregun global. Synimi është të sigurojmë çmime më të ulëta në Europë, duke garantuar njëkohësisht sigurinë e furnizimeve”, përfundoi von der Leyen.

Related posts

Zyrtari i lartë i OKB-së: Asnje ide se ku do të evakuohen banorët e Rafahut

admin

Qindra motoçiklistë nisen nga Sarajeva për në Potoçari në nderim të viktimave të gjenocidit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Ish-shefi i stafit të Navalnyt sulmohet me çekiç, i thyejnë xhamin e makinës dhe i hedhin gaz lotsjellës

admin