RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IFO: Çmimet e energjisë në Evropë do të ulen vetëm në terma afatgjatë

ifo:-cmimet-e-energjise-ne-evrope-do-te-ulen-vetem-ne-terma-afatgjate

Kreu i një prej instituteve kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë (IFO), Clemens Fuest ka parashikuar një rënie të çmimeve të energjisë në terma afatgjatë, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe reduktimit të furnizimeve me gaz rus.

Fuest tha për “Tagesspiegel” se ulja e çmimeve të energjisë do të ndodhte pasi Rusia në të ardhmen do të shiste gazin dhe naftën e saj në vende të tjera.

“Këto shtete nga ana e tyre do të blejnë më pak gaz nga burime të tjera, i cili më pas do të transportohet në Evropë”, tha ai.

“Lufta e Ukrainës ka ndryshuar disi, për sa i përket furnizimit me energji në mbarë botën. Megjithatë, rindërtimi i infrastrukturës për transportin e furnizimeve me energji është i shtrenjtë”, theksoi Fuest.

Ekonomisti mbështeti vendimin e qeverisë për të mbështetur kompanitë e goditura nga kriza e energjisë dhe për të ndihmuar ekonominë e vendit.

“Ndihma duhet të jetë e madhe, por kjo nuk do të thotë se do të përdoret plotësisht”, tha ai, duke shtuar se bizneset në përgjithësi mund të mos kenë nevojë për aq shumë mbështetje sa kishin gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit.

Shumë ekspertë kanë parashikuar se Gjermania do të hyjë në recesion në dimër. /atsh

Related posts

Bosnja shënoi 31 vjetorin e rrethimit të Sarajevës

rezart morina

Scholz: Gjermania e ka nën kontroll krizën energjetike

admin

Pas bisedës së Kurtit me Chollet, reagon ambasadori Hovenier

rezart morina