RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të ndalojnë përleshjet

shba-ja-thirrje-armenise-dhe-azerbajxhanit-te-ndalojne-perleshjet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të përleshjeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Blinken bëri një deklaratë me shkrim pasi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se pas provokimeve të Armenisë nisën përleshjet në kufirin midis dy vendeve.

“SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga lajmet e konfliktit në kufirin Armeni-Azerbajxhan, përfshirë sulmet e raportuara ndaj vendbanimeve dhe infrastrukturës civile në Armeni. Siç e kemi bërë të qartë prej kohësh, nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne bëjmë thirrje për përfundim të menjëhershëm të të gjitha konflikteve ushtarake”, ka thënë Blinken.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë ka kryer provokime të shumta në orët e mbrëmjes në kufi në drejtimet e qyteteve Dashkesen, Kelbajar dhe Laçin.

Në deklaratë thuhet se grupet sabotuese të Forcave të Armatosura Armene kanë hedhur mina në tokë dhe rrugët ndërmjet pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase në drejtime të ndryshme.

Si pasojë e masave të marra nga trupat e Azerbajxhanit për të parandaluar këtë situatë janë zhvilluar përleshje. /aa

Related posts

Putini do të presë në takim presidentin e EBA-së për bisedime mbi “lidhjet dypalëshe”

Kushtrim Guraj

Abdixhiku paralajmëron takim me Osmanin

Muhamet Ramadani

Protestuesit izraelitë bllokojnë sërish kamionët me ndihma për në Gaza

Muhamet Ramadani