RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia publikon librin për nevojën e reformave në OKB

turqia-publikon-librin-per-nevojen-e-reformave-ne-okb

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë publikoi sot një libër të ri, “Reforma e OKB-së: Një qasje e re në bashkëpunimin ndërkombëtar”, i cili shpjegon arsyetimin prapa nismës së Ankarasë për të reformuar OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Libri, i botuar në gjuhën turke dhe angleze, shpjegon se si OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit, të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë të pamjaftueshëm në zgjidhjen e problemeve të sotme.

Libri përbëhet nga tri pjesë: “Pse duhet bërë reformimi i OKB-së?”; “Rëndësia e Kombeve të Bashkuara në fushën e paqes ndërkombëtare, paqeruajtjes dhe problemeve të njerëzimit”; dhe “Arsyetimet dhe rekomandimet e reformës së OKB-së”.

Në pjesën e parë të librit shpjegohet struktura e përgjithshme e OKB-së dhe raporti i OKB-së për krizat humanitare dhe ruajtjen e paqes. Nënvizohen situatat ku OKB-ja është joefektive dhe joadekuate në krizat humanitare dhe misionet paqeruajtëse, si në shembullin e Luftës së Bosnjës.

Pjesa e dytë shtjellon problemet aktuale me të cilat përballet njerëzimi dhe sistemi global dhe problemet e mundshme ndërkombëtare që mund të lindin në të ardhmen.

Pjesa e fundit e librit përfshin propozime për reforma në lidhje me strukturën e OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit.

Në pjesën e prezantimit të librit, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka theksuar përgjatë viteve se “bota është më e madhe se pesë”, thotë se për shkak se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – SHBA-ja, Britania, Franca, Kina dhe Rusia – përdorin të drejtën e vetos për interesat e tyre, vendet me disavantazhe po paguajnë një “çmim të padrejtë”.

“Nuk është e mundur që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili vepron duke marrë parasysh prioritetet e vetëm pesë anëtarëve të përhershëm, të parandalojë konfliktet dhe të vendosë paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë presidenti Erdoğan.

Erdoğan thotë se Turqia ka argumentuar vazhdimisht se nevojitet një reformë themelore që OKB-ja të përmbushë siç duhet misionin e saj dhe t’u përgjigjet rrethanave, kërcënimeve, shqetësimeve dhe nevojave të sotme të sigurisë.

Ankaraja demonstron një “sukses të madh diplomatik” në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për krijimin e një korridori të drithit që do të zgjidhë krizën globale të ushqimit, ka thënë ai, duke shtuar: “Ne do të vazhdojmë të tregojmë të njëjtën përpjekje për të zbatuar reformat e nevojshme në OKB dhe për të plotësuar nevojën e botës për drejtësi”.

“Turqia do të vazhdojë të udhëheqë në rrugën për vendosjen e një rendi global më të drejtë, më të barabartë dhe më të qëndrueshëm”, ka theksuar Erdoğan.

Related posts

Zjarret po përhapen në veri të Iz’raelit pas su’lmeve të He’zbollahut

rezart morina

Nënpresidenti i Malavit humb jetën në aksident avioni së bashku me 9 të tjerë

RTI

Macron ia kujtoi Vuçiçit Banjskën: A do ta zgjidhë Beogradi rastin e sulmit në Kosovë?

admin