RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

2 anije të tjera me drithëra nisen nga Ukraina

2-anije-te-tjera-me-drithera-nisen-nga-ukraina

Dy anije të tjera janë nisur nga portet e Ukrainës sipas marrëveshjes historike të Stambollit për eksportin e drithërave, njoftoi sot Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, në një deklaratë, e cila nuk zbuloi pikat e nisjes apo destinacionet e anijeve, tha se lundrimi i shtatë anijeve nga portet ukrainase është planifikuar gjithashtu për sot, në varësi të kushteve të motit.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina më 22 korrik nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për rifillimin e eksportit të drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt.

Po ashtu, në Stamboll është hapur një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja për të mbikëqyrur dërgesat.

Që nga lundrimi i anijes së parë sipas marrëveshjes më 1 gusht, më shumë se 145 anije kanë transportuar mbi 3 milionë tonë produkte bujqësore përmes korridorit të drithit.

Related posts

Erdoğan: Zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet, duhet të ringjallen bisedimet diplomatike

admin

Gjatë bastisjes në Jenin vritet një ushtar izraelit

admin

Luftanija amerikane dhe “Barbarosa” turke në Adriatik, Ballkani mund të ndihet më i sigurt

admin