Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Londër, ku po merr pjesë në funeralin shtetëror me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.
“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën”, deklaroi osmani, e cila u nënshkrua edhe në librin e zisë.
E përgjatë kësaj ceremonie, presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. ”,shkroi Osmani.