RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se e përdhosi flamurin e Turqisë

arrestohet-nje-person-ne-mitrovice,-dyshohet-se-e-perdhosi-flamurin-e-turqise

Një person është arrestuar në Mitrovicë.

Ai dyshohet se përdhosi flamurin e Turqisë.

Njoftimi nga Prokuroria Speciale:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”

Prishtinë, mars 2026 – Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti Kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari D.Z. pretendohet se para disa ditësh, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

D.Z dyshohet edhe për veprën penale’’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim në koordinim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicë Jugu dhe ai i Hetimeve të Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Related posts

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

RTI

Spanjë, 500 të vdekur si pasojë e temperaturave të larta të ajrit

admin

Për herë të parë, Izraeli pranon shifrat e të vrarëve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza

RTI