RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia në pritje të qeverisë, pritet pozicionimi i ekstremistëve të demokratëve

suedia-ne-pritje-te-qeverise,-pritet-pozicionimi-i-ekstremisteve-te-demokrateve

Partia e Moderuar në Suedi mori të hënën ftesën për të formuar qeverinë e re, edhe pse u rendit e treta në zgjedhjet e 11 shtatorit.

Lideri i kësaj partie të qendrës së djathtë, Ulf Kristersson, do të përpiqet të formojë një koalicion me liberalët dhe kristian-demokratët.

Pyetja që shtrohet është cili do të jetë roli i partisë së ekstremit të djathtë, Demokratët Suedezë, që doli e dyta.

“Edhe pse janë një forcë parlamentare jashtë qeverisë, ata do të kenë mundësi të vendosin veton ndaj politikave që do të ndjekë qeveria”, thotë Goran von Sydow, nga Instituti Suedez për Politikat Evropiane.

Me një agjendë që mohon ndryshimet e klimës dhe promovon politikat kundër emigrantëve, Demokratët Suedezë do të përpiqen të zhbëjnë politikat e qeverisë në ikje, jo vetëm në nivel të brendshëm, por edhe në atë evropian.

“Ata janë një parti euroskeptike, që do të thotë se nuk pranojnë që ndonjë çështje tjetër të bëhet pjesë e vendimmarrjes evropiane, kur sipas tyre mund të zgjidhet më mirë në nivel kombëtar. Edhe për çështje të mëdha, si klima, ata nuk janë shumë ambiciozë. Ata kanë qenë më pak të hapur kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe janë shumë skeptikë për t’i dhënë më shumë hapësirë politikave sociale dhe çështjeve evropiane”, shprehet Sydow.

Konsensusi mes të gjitha partive është që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s dhe të mbajë qëndrim të njëjtë me BE-në sa i takon Rusisë dhe luftës në Ukrainë.

Por kur Stokholmi të marrë presidencën e Këshillit të Evropës në janar 2023, Italia mund të jetë një tjetër vend anëtar i influencuar nga e djathta ekstreme. /euronews

Related posts

Përfundon takimi i opozitës me Escobar, Haradinaj jep detaje

admin

Sveçla: Përgëzoj Policinë për profesionalizmin në ballafaqimin me grupe kriminale në veri

admin

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

rezart morina