RTV AHIRETI
Lajme

Ndërron jetë dijetari i njohur Jusuf Al-Kardavi

nderron-jete-dijetari-i-njohur-jusuf-al-kardavi

Dijetari musliman me ndikim Sheiku Jusuf al-Karadavi sot ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, lajmi u bë i ditur nga llogaria e tij zyrtare në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Doha konfirmoi gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Jusuf al-Karadavi lindi në shtator të vitit 1926 në Egjipt. Shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar.

Ai ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.

Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë.

Related posts

Mbi 350 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, dita më vdekjeprurëse që nga viti 2006

admin

Senatori demokrat vë në pikëpyetje arsyet e Trump-it për luftë ndaj Iranit

Kushtrim Guraj

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëron se mund ta dërgojë Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare për Ligjet kundër UNRWA-s

admin