RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden-it

putin-i-jep-shtetesine-ruse-edward-snowden-it

Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë Edward Snowden, sinjalizuesin që zbuloi informacione top-sekret në lidhje me programet e mbikëqyrjes amerikane dhe që jeton në Rusi.

Snowden, një ish-kontraktor me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, denoncoi aktivitetet e gjera të spiunazhit të qeverisë amerikane përpara se të ikte nga Shtetet e Bashkuara në 2013, fillimisht në Hong Kong dhe më pas në Rusi, ku përfundimisht iu dha azil.

39-vjeçari kërkohet në Shtetet e Bashkuara me akuzën e shkeljes së sigurisë, që përfshin ekspozimin e përpjekjeve të shtetit për të spiunuar civilët në një shkallë të gjerë.

Snowden njoftoi në nëntor 2020 se ai dhe gruaja e tij, Lindsay, po aplikonin për nënshtetësinë ruse në mënyrë që të mos ndaheshin nga djali i tyre, i cili lindi atë dhjetor. /atsh

Related posts

Haxhiu dekreton lirimin e shtatë prokurorëve serbë të dorëhequr në vitin 2022

admin

Nga aleatë në kundërshtarë: pasojat e rivalitetit Saudi-Emirate

RTI

Osmani pret në takim komandantin e KFOR-it: Kosovën e mbrojmë bashkë me aleatë

admin