RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i qytetit të Amsterdamit propozon shfuqizimin e “ndalesës së burkës” në Holandë

keshilli-i-qytetit-te-amsterdamit-propozon-shfuqizimin-e-“ndaleses-se-burkes”-ne-holande

Me propozimin e pranuar nga Këshilli Bashkiak i Amsterdamit, u kërkua që të shfuqizohet ligji i njohur si ndalimi i burkës në Holandë, i cili hyri në fuqi më 1 gusht 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga partia Amsterdam Denk në Twitter thuhet se njëri nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, Sheher Khan ishte ndër ata që propozuan shfuqizimin e ligjit dhe se propozimi që kërkonte shfuqizimin e ligjit nga Parlamenti holandez u pranua.

Thuhet se propozimi, i cili u pranua me mbështetjen e madhe të partive të majta në këshill, do të dërgohet në Hagë për diskutim në Parlament nga kryebashkiaku Femke Halsema dhe se heqja e ligjit mund të diskutohet në nëntor.

Anëtarja e Parlamentit e Partisë së Majtë të Gjelbër, Yasmine Bentoumya tha se ndalimi rriti sulmet verbale dhe fizike kundër grave muslimane me ose pa burka ndërsa anëtari i Denk, Khan theksoi se ndalimi i solli muslimanët në “qendrën e diskriminimit”.

Propozimi i ngjashëm i Këshillit të Qytetit të Amsterdamit në vitin 2020 u diskutua në Parlamentin kombëtar në Hagë, por mbeti në fuqi me votat e tri nga katër partitë e koalicionit që e formuan qeverinë.

Related posts

Osmani pritet nga presidenti malazez Gjukanoviq

admin

46 paketime të mbushura me kokainë, arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë

rezart morina

Komandanti i KFOR-it takohet me Lajçakun: Vendimet në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merren në kuadër të dialogut

RTI