Giorgia Meloni ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e plotë të qeverisë së saj të ardhshme pas fitores në zgjedhjet parlamentare, në një postim në Twitter, drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.
“Ju e dini se mund të besoni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe ruani besimin tuaj të palëkundur!”, tha Meloni, e cila do të udhëheqë koalicionin e krahut të djathtë në pushtet, pasi aleanca e saj siguroi një shumicë absolute të vendeve parlamentare në zgjedhjet e Italisë, në fundjavë.
Zelensky e uroi Meloni në një postim në Twitter duke falënderuar Italinë për ndihmën e saj mes të pushtimit rus të Ukrainës.
Kryeministri aktual, Mario Draghi ka qenë gjithmonë i qartë në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe dërgesat e armëve në Kiev, pas pushtimit rus të Ukrainës rreth shtatë muaj më parë.
Meloni gjithashtu ka dënuar ashpër Rusinë dhe duke theksuar vazhdimisht në muajt e fundit, se ajo ishte në anën e Kievit. /atsh