RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meloni: Qeveria e re do të mbështesë Ukrainën

meloni:-qeveria-e-re-do-te-mbeshtese-ukrainen

Giorgia Meloni ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e plotë të qeverisë së saj të ardhshme pas fitores në zgjedhjet parlamentare, në një postim në Twitter, drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.

“Ju e dini se mund të besoni në mbështetjen tonë besnike për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe ruani besimin tuaj të palëkundur!”, tha Meloni, e cila do të udhëheqë koalicionin e krahut të djathtë në pushtet, pasi aleanca e saj siguroi një shumicë absolute të vendeve parlamentare në zgjedhjet e Italisë, në fundjavë.

Zelensky e uroi Meloni në një postim në Twitter duke falënderuar Italinë për ndihmën e saj mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministri aktual, Mario Draghi ka qenë gjithmonë i qartë në mbështetjen e tij për Ukrainën dhe dërgesat e armëve në Kiev, pas pushtimit rus të Ukrainës rreth shtatë muaj më parë.

Meloni gjithashtu ka dënuar ashpër Rusinë dhe duke theksuar vazhdimisht në muajt e fundit, se ajo ishte në anën e Kievit. /atsh

Related posts

Plakja e popullsisë: Në rajon vetëm Kosova me trend të fuqishëm lindjesh

admin

Kuleba: Bisedimet në Arabinë Saudite shënuan përparim, Ukraina ka më shumë për t’i ofruar Afrikës sesa Rusia

admin

VIDEO/ Donald Trump filmohet për herë të parë pas atentatit, ish-Presidenti shfaqet duke zbritur nga shkallët e një avioni

admin