RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Asnjëherë nuk do të qeverisim kundër qytetarëve

kurti:-asnjehere-nuk-do-te-qeverisim-kunder-qytetareve

Pas rizgjedhjes në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, Alin Kurti, takoi strukturat e reja të partisë të enjten. Ai deklaroi se sfidat dhe nevojat e qytetarëve duhet të jenë edhe detyrat për programin e VV-së, për progresi shoqëror, shtetëror e kombëtar.

Sipas Kurtit, VV-ja nuk pretendon t’i mbivendoset popullit, derisa tha se kurrë nuk do të qeverisin kundër qytetarëve.

“Ne qeverisim bashkë me qytetarët, asnjëherë kundër tyre dhe jemi organizatë për sa më shumë tubime publike e shoqërore për temat që jo vetëm që ne i kemi në program, por edhe për problemet të cilat i preokupojnë qytetarin tonë kudo që ai është. Me ç’rast, ato i inkorporojmë në programet tona politike lokale e qendrore dhe në të njëjtën kohë testojmë tezat tona në funksion edhe të rritjes e zhvillimit ekonomik, por edhe të drejtësisë në shoqëri dhe të mirëqenies për të gjithë”, theksoi ai.

Kryetarja e Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh e pakënaqur me numrin e anëtarësisë së grave dhe vajzave në Vetëvendosje.

“Numri i anëtareve në Lëvizjen Vetëvendosje nuk është në nivelin që ne duam, sepse aktualisht 25 për qind e anëtarësisë tonë janë anëtare gra dhe vajza dhe në anën tjetër 75 për qind janë djem e burra. Pra, mbështetja e madhe që kemi nga vajzat dhe gratë dhe qytetarët e këtij vendi nuk po reflektohet ende në anëtarësinë tonë. Prandaj, është i rëndësishëm angazhimi që të rrisim numrin e anëtareve vajza dhe grave në organizatën tonë sepse gratë duhet të jenë në organet vendimmarrëse të Vetëvendosjes”, tha ajo.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë se si kryetar i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, ofron bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe të shtuar me anëtarësinë dhe qendrat e Vetëvendosjes nëpër komuna.

Të dielën, në 43 Qendra të Lëvizjes u mbajt procesi zgjedhor për kryetar të LVV-së, kryetare të Gruas në VV-së dhe kryetar të Rinisë në VV-së. Kurti fitoi pa kundërkandidat.

Related posts

Gjermania paralajmëron “lu’ftë rajonale” nëse palët në Iz’rael dhe Li’ban refuzojnë ar’mëpushimin

rezart morina

Nënshkruhet marrëveshja për hekurudhën Kinë-Kirgistan-Uzbekistan

admin

Danimarkë: Të infektuarit me COVID nuk do të izolohen më

admin