RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja për aneksim të rajoneve ukrainase: Përshkallëzim i rrezikshëm – VIDEO

okb-ja-per-aneksim-te-rajoneve-ukrainase:-pershkallezim-i-rrezikshem-–-video

Plani i Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës do të shënonte përshkallëzim të rrezikshëm në luftën në Ukrainë, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shkroi Al Jazeera të enjten.

Sipas tij, vendimi për aneksimin e tokës ukrainase meriton të dënohet.

“Çdo vendim për të vazhduar me aneksimin e rajoneve Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës nuk do të kishte asnjë vlerë ligjore dhe meriton të dënohet”, ka thënë Guterres, para gazetarëve në selinë e OKB-së në New York, të enjten.

Ai shtoi se referendumet ruse në Ukrainë nuk mund të quhen shprehje e mirëfilltë e vullnetit popullor.

“Dua të nënvizoj se të ashtuquajturat referendume u zhvilluan gjatë konfliktit aktiv të armatosur në zonat nën pushtimin rus dhe jashtë kuadrit ligjor dhe kushtetues të Ukrainës. Ato nuk mund të quhen shprehje e mirëfilltë e vullnetit popullor”, ka thënë Guterres.

Më shumë se shtatë muaj që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia është gati të aneksojë katër rajonet ukrainase pas mbajtjes së referendumeve atje.

Këto referendume u kritikuan nga qeveria në Kiev dhe aleatët e saj perëndimorë si të paligjshme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin do të nënshkruajë traktatet e aneksimit të premten. /koha

Related posts

Princi saudit i kurorës takon klerikun shiit të Irakut

admin

Mbi 400 shtëpi evakuohen në Irlandën e Veriut, autoritetet do të largojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore

admin

OBSH: Nevojiten më shumë sekuenca gjenomike për të vlerësuar variantet e reja të Covid-19

admin