RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthimi rekord i gripit të shpendëve, 48 milionë zogj të asgjësuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE

shperthimi-rekord-i-gripit-te-shpendeve,-48-milione-zogj-te-asgjesuar-ne-mbreterine-e-bashkuar-dhe-be

Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit më të madh të gripit të shpendëve në histori.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpendëve shumë patogjene (HPAI) u zbuluan te shpendët dhe zogjtë në vende të mbyllura, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milion zogjve.

Kjo krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 26 rastesh gjatë viteve 2020-2021.

Ka pasur gjithashtu 1,727 raste të gripit të shpendëve në popullatën e shpendëve të egër në Mbretërinë e Bashkuar, në 406 vende ku përfshihen 59 lloje shpendësh.

Sipas BBC, në vitet e kaluara virusi është zhdukur kryesisht gjatë verës, por tashmë po përhapet gjatë të gjithë vitit.

Shefja e Veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Christine Middlemiss, u shpreh se niveli i lartë i sëmundjes te shpendët e egër po rrit numrin e rasteve në fermat më të vogla.

“Fatkeqësisht ne presim që numri i rasteve të vazhdojë të rritet gjatë muajve të ardhshëm pasi zogjtë migrues kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë me vete rrezik të mëtejshëm të sëmundjes që mund të përhapet në tufat tona të mbajtura”, paralajmëroi ajo.

Shifrat e fundit të gripit të shpendëve që mbulojnë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat gjurmojnë shpërthimet nga tetori 2021 deri më 9 shtator, u publikuan këtë të hënë nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Referenca e BE-së.

Në total, 47.7 milionë zogj u asgjësuan pas më shumë se 2600 shpërthimeve në shpendë dhe zogj nëpër pularitë.

Raporti tregoi se ka pasur 3,573 gjetje tek zogjtë e egër, me virusin që prek 37 vende, duke u përhapur nga Svalbard në Portugalinë jugore dhe në lindje në Ukrainë. /tch

Related posts

Sudan – Mbërrin dërgesa e parë me ndihmat humanitare

rezart morina

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diskutohet sot opinioni i Bakoyannis

admin

Shqipëria shënon 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO

admin