RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për dhunimin e dy të miturave në Gjakovë

kerkohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarve-per-dhunimin-e-dy-te-miturave-ne-gjakove

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e dy vajzave të mitura në Gjakovë të martën.

Sipas Prokurorisë më 4 tetor i dyshuar E.N. me dhunë e ka futur vajzën e mitur dhe ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon tek një parking, fillon ta prek dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të dalë nga automjeti dhe të paraqet rastin në polici. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 04 tetor 2022”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Në rastin tjetër i dyshuari M.H. raportohet se ka kryer akt seksual me një të mitur pa dëshirën e saj. Ishte dërguar viktima në motel.

“I pandehuri kishte krijuar lidhje dashurie me të dëmtuarën dhe pasi që kontaktojnë dhe takohen,

shkojnë në një motel, ku i pandehuri kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, dhe më pas paraqitet rasti në polici”, thuhet nga Prokuroria, e cila ka kërkuar një muaj paraburgim.

Related posts

Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj

RTI

Kina: Veprimet e djegies së Kuranit tregojnë hipokrizinë e disa politikanëve perëndimorë

Muhamet Ramadani

VIDEO/ “Po ngjitet, e shihni? Është shtrirë!” – Pamje të reja nga atentati ndaj Donald Trump, qytetarët panë 20-vjeçarin të pozicionohej në tarracë për të qëlluar ish-presidentin

admin