RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia e Serbisë kap 200 emigrantë në kufirin e Hungarisë

policia-e-serbise-kap-200-emigrante-ne-kufirin-e-hungarise

Policia Speciale e Serbisë ka kapur 200 emigrantë, sekuestroi armë dhe para në një operacion në kufirin hungarez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga policia thuhet se në operacionin e zhvilluar në Srpski Krstur (Sërpski Kërstur) në kufirin e Serbisë me Hungarinë janë kapur 200 emigrantë. “Disa nga të kapurit u dërguan në kampet e ndërtuara nga qeveria. Të tjerë u ndaluan për veprime ligjore për trafik njerëzish, armësh dhe droge dhe krime të dhunshme”, thuhet në deklaratë.

Duke thënë se policia ka sekuestruar edhe tre pistoleta, një automatik, thika, hanxharë dhe para, njoftohet se operacioni është kryer 2 ditë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë për ndalimin e fluksit në rritje të emigrantëve në Evropë.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin tha se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku do të mblidhen dhe do të qëndrojnë kriminelët që trafikojnë njerëz dhe fitojnë para nga dhimbjet dhe vuajtjet e tyre.

Qindra emigrantë po qëndrojnë në kampe të improvizuara në kufirin e Serbisë me Hungarinë. /aa

Related posts

Asnjë marrëveshje s’i ndalon njësitë speciale të shkojnë në veri

admin

“Lufta në Ukrainë i kushtoi 100 miliardë euro ekonomisë gjermane”

rezart morina

Suedi, mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK zhvillojnë protestë kundër Turqisë

admin