RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion i gjerë në disa lokacione në Kosovë kundër fajdeve dhe detyrimit, i dyshuar edhe një polic

aksion-i-gjere-ne-disa-lokacione-ne-kosove-kunder-fajdeve-dhe-detyrimit,-i-dyshuar-edhe-nje-polic

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione të ndryshme në Prizren, Malishevë e Prishtinë.Aksioni po zhvillohet nën dyshimin se persona të ndryshëm janë përfshirë në vepra penale fajdesë, detyrimit dhe skemave piramidale.KALLXO.com mëson se në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor.I njëjti po dyshohet për fajde e detyrim.

Hetimi ndaj këtij rasti siç mëson KALLXO.com ka nisur javë më parë.Nën masa të fshehta IPK ka arritur që të sigurojë prova të mjaftueshme se polici i dyshuar është përfshirë në vepra penale.

Tutje, siç mëson KALLXO.com, ai eshtë njëri nga të dyshuarit kryesor në këtë aksion.Aksioni i cili filloi në orët e mbrëmjes është koordinuar nga Prokuroria e Prizrenit.

Related posts

Ish shefi i UNMIK-ut, Steiner: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

admin

Dështon seanca ndaj Kostiqit i akuzuar për krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

RTI

Një adoleshent lidh veten në shtyllën e golit gjatë ndeshjes Skoci-Iz’rael në shenjë proteste kundër su’lmeve në Ga’za

admin