RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini urdhëron marrjen e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë

putini-urdheron-marrjen-e-termocentralit-me-te-madh-berthamor-ne-evrope

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që urdhëron t’iu dorëzohet autoriteteve ruse termocentrali bërthamor ukrainas i Zaporizhzhias.

BBC-ja raportoi të martën se Rusia synon t’i marrë të gjitha objektet e termocentraleve në pronësi federale dhe t’i përcaktojë specifikat e përdorimit.

Rusia ka pushtuar Zaporizhzhian në marsin e këtij viti, pas luftimeve të ashpra qëkur nisi agresioni (24 shkurt). Teknikët ukrainas vazhduan ta drejtonin atë. Reaktori i fundit i uzinës u mbyll në shtator mes bombardimeve të vazhdueshme pranë objektit. Ky termocentral njihet si termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

Të martën, Putini dekretoi rezultatin e referendumit të Zaporzhizhias, që sipas Rusisë, shumica e banorëve votuan pro ndarjes së kësaj zone, për t’iu bashkëngjitur territorit rus.

Bota perëndimore deklaroi se nuk do t’i njohin referendumet ruse mbi Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson. /koha

Related posts

Belgjika vendos embargo armësh ndaj Izraelit

Muhamet Ramadani

“Jam mbret i tarifave” –Kërcënon Trump: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

admin

Netanyahu kthehet në pushtet si kryeministër i Izraelit pas betimit në parlament

admin