RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca do të japë 150 euro për ata që strehojnë refugjatë ukrainas në shtëpi

franca-do-te-jape-150-euro-per-ata-qe-strehojne-refugjate-ukrainas-ne-shtepi

Franca do të japë 150 euro ndihmë për familjet që presin në shtëpitë e tyre refugjatë ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kanalit francez BFMTV, ministri përgjegjës për qytetin dhe strehimin Olivier Klein në një deklaratë tha se “Shteti do të ndihmojë me 150 euro në muaj familjet që strehojnë në shtëpi refugjatët ukrainas”.

Ai theksoi se kjo ndihmë përfshin ukrainasit që janë larguar nga lufta.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut shpesh kritikojnë Qeverinë e Francës me arsyen se vepron në mënyrë diskriminuese ndaj emigrantëve arabë dhe afrikanë dhe se zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për ukrainasit.

Related posts

Çuçi: Dronët në ndihmë të punonjësve të Policisë Rrugore

admin

Europol mbyll tregun ndërkombëtar të drogës – VIDEO

rezart morina

EULEX-i bastis banesën e familjarëve të Bahri e Fahri Fazliut

rezart morina