RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Truss premton se do ta nxjerrë Britaninë nga “periudha e vështirë” – VIDEO

truss-premton-se-do-ta-nxjerre-britanine-nga-“periudha-e-veshtire”-–-video

Kryeministrja britanike Liz Truss iu drejtua për herë të parë konferencës së Partisë Konservatore si udhëheqëse e saj dhe premtoi se do ta nxjerrë vendin nga kriza, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto janë ditë të stuhishme”, tha Truss në sallën në Birmingham.

Fjalimi i saj u ndërpre shkurtimisht nga protestuesit Greenpeace, të cilët kundërshtojnë politikën ekologjike të qeverisë së saj.

Pasi kërkoi largimin e tyre, Truss vazhdoi me fjalimin i cili bazohej në vizionin e saj për vendin, konkretisht në rritjen më të madhe ekonomike.

“Jemi përballur me një krizë ekonomike globale të shkaktuar nga COVID dhe lufta e tmerrshme e Putinit në Ukrainë. Në këto kohë të vështira, ne duhet të bëjmë një hap përpara. Jam e vendosur të çoj Britaninë përpara, të kalojmë përmes stuhisë dhe ta vendos në një bazë më të fortë si komb”, tha Truss.

Ajo gjithashtu tha se ekonomia britanike nuk ka pasur rritjen e dëshiruar për një kohë të gjatë.

Rezultatet e anketës u publikuan përpara fjalimit të saj, të cilat tregojnë se Truss tashmë është më e papëlqyer se paraardhësit e saj si kryeministre, Boris Johnson apo Jeremy Corbyn, edhe pse të dy ishin mjaft të papëlqyer nga publiku. /aa

Related posts

Hakmerret Hezbollahu, goditen me raketa objektivat industriale dhe ushtarake në veri të Izraelit

admin

Analiza e The Guardian: Ursula von der Leyen drejt mandatit të dytë si Presidente e KE! Ja kush pritet të marrë kryesimin e Këshillit të BE-së dhe të pasojë kryediplomatin Borrell

admin

Presidenti Erdoğan: Turqia është e “domosdoshme” për Evropën – VIDEO

admin