RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

rifat-latifi-jep-doreheqje-nga-pozita-e-ministrit-te-shendetesise

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Latifi gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti dorëheqjen.

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

Related posts

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane: Mbi 4.000 ndërtesa civile të dëmtuara nga bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit

Kushtrim Guraj

“Vuçiç na kërcënoi pak ditë më parë”/ Ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën, Kurti publikon pamjet: Kjo nuk është normale (VIDEO)

admin

Arrestohet 55 vjeçarja nga Shkupi, ka raportuar rrejshëm për bomba të vendosura nëpër shkolla

admin