RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron: Europa do të dërgojë më shumë pajisje ushtarake

macron:-europa-do-te-dergoje-me-shume-pajisje-ushtarake

Bëhet e ditur se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka konfirmuar se vendet evropiane do t’i dërgojnë Ukrainës më shumë pajisje ushtarake për t’iu kundërvënë Rusisë.

Armët e reja, të cilat do të përfshijnë më shumë obusa francezë të tipit Cezar, vijnë ndërsa Rusia vazhdon të përballet me pengesa ushtarake në Ukrainë.

Duke folur në një samit evropian në Pragë, Macron tha: “Ne po punojmë vërtet për disa kërkesa, me disa anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe Cezarët e rinj”.

Javën e kaluar Rusia aneksoi rajonet Donestk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, që përfaqësojnë rreth 15% të vendit, pasi mbajti ato që ajo i quajti referendume – vota të denoncuara nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme dhe shtrënguese.

Megjithatë, një kundërofensivë ukrainase ka shtyrë forcat ruse prapa dhe ka rifituar pjesë të mëdha të Khersonit.

Related posts

RMV: KSHZ publikon rezultatet e parë të zgjedhjeve presidenciale

RTI

Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së vizitë në Shqipëri

rezart morina

Koreja e Jugut përballet me reshjet më të dendura më shumë se një shekull, nëntë të vdekur

admin