RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ardhja e dimrit, një valë e re e rasteve me koronavirus pritet t’i afrohet Evropës

ardhja-e-dimrit,-nje-vale-e-re-e-rasteve-me-koronavirus-pritet-t’i-afrohet-evropes

Një valë e re e Covid-19 po afrohet në Evropë ndërsa temperaturat shkojnë drejt uljes. Tashmë ekspertët e shëndetit publik që paralajmërojnë se lodhja dhe konfuzioni rreth llojeve të ndryshme të vaksinave që ofrohen mund të kufizojnë numrin e njerëzve që mund të marrin dozë përforcuese.

Nënvariantet B4/5 Omicron që dominuan gjatë verës janë ende përgjegjës për shumicën e rasteve, por nënvariantet më të reja të Omicron po fitojnë terren.

Qindra lloje të reja të Omicron janë duke u identifikuar nga shkencëtarët, njoftuan zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë këtë javë.

Shifrat e publikuara nga OBSH-ja vonë të mërkurën treguan se numri i rasteve në BE arriti në 1.5 milionë javën e kaluar, një rritje prej 8% në javën e 19-25 shtatorit, pavarësisht një rënie dramatike të testimit.

Në nivel global , numri i rasteve vijon të ulet. Numri i shtrimeve në spital në shumë nga 27 vendet e BE-së si dhe në Britani është rritur gjithashtu javët e fundit.

Pranimet në spitale me simptoma të Covid-19 u rritën me pothuajse 32% në Itali në javën që përfundoi më 4 tetor, ndërsa pranimet në njësitë e kujdesit intensiv u rritën me 21% krahasuar me javën e kaluar , sipas të dhënave nga instituti i pavarur kërkimor Gimbe.

Gjatë së njëjtës javë, shtrimet në spital për shkak të Covid-19 në Britani u rritën me 45% krahasuar me atë të mëparshme. Vaksinat B1 dhe B4/5 të Omicron për Covid të përshtatura me “substrain” janë të disponueshme në Evropë nga shtatori, së bashku me vaksinat e gjeneratës së parë. /abcnews

Related posts

Qeveria izraelite voton në mënyrë unanime mbylljen e zyrave të Al Jazeera, arsyet mbeten të paqarta

admin

Ushtria izraelite tërhiqet nga disa zona të pjesës veriore të Gazës

admin

Pse rebelët Houthi të Jemenit nuk kanë hyrë në luftë në Lindjen e Mesme? Lidhja e tyre me Iranin dhe skenarët për të ardhmen

admin