RTV AHIRETI
Shëndetësi

Onkologja Goga: Stadifikimi i hershëm i kancerit të gjirit, rezulton me shërim të plotë -VIDEO

Onkologja Vildana Goga, këtë të diel në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova, tha se nuk mjafton vetëm një muaj që të trajtohet kanceri i gjirit.

“Por, me këtë muaj jam jashtëzakonishit e kënaqur, sepse shoh një sensibilizim më të madh në mbarë popullatën e gjinisë mashkullore dhe atë femrore”.

Goga theksoi edhe aktivizimin e Shoqatës së Onkologëve, por, edhe të shumë organizatave joqeveritare mbi këtë çështje.

“Është jashtëzakonishit e rëndësishme ngritja e vetëdijësimit apo ndërgjegjësimit për këtë muaj, sepse vet slogani për kancer të gjirit, i cili është i njohur ndër vite si “Stadi i hershëm” apo “Stadifikimi i hershëm shpëton jetë”, nuk është kot, sepse dihet se nëse një grua vjen në stadin e hershëm, 1, apo siç e quajmë ne, stadin 0 në Onkologji, atëhere rezulton me shërim të plotë”, u shpreh ajo.

Related posts

120 persona çdo ditë kërkojnë ndihmë/ Shtohen rastet e gripit A dhe Covid 19 në Gjirokastër

rezart morina

Këto 6 sinjale ju tregojnë se po hani shumë sheqer

admin

Beteja e vështirë e shkencëtarëve kundër sëmundjes së Parkinsonit

admin