RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Termokosi nis sezonin e ngrohjes

termokosi-nis-sezonin-e-ngrohjes

Nga sot, e mërkurë, ka nisur sezoni ngrohës për të gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës, Termokos. Këtë vit, sezoni i ngrohjes ka nisur tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje. Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me ngrohje për disa objekte të lagjes Mati 1.

Sipas tij, pritet të fillojë edhe furnizimi për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit.

Ai po ashtu ka thënë se borxhi i konsumatorëve është i madh ndaj ngrohtores. Bëhet fjalë për mbi 16 milionë euro borxh, sipas tij.

Related posts

Erdoğan: Turqia do të eksportojë makinën e saj elektrike indigjene nga viti 2025 – VIDEO

Muhamet Ramadani

Politikat e reja për emigrimin dhe azilin në Gjermani, koalicioni CDU/CSU: Nuk ka marrëveshje me qeverinë!

admin

Britani, 10 të vdekur në incidente që lidhen me ujin për shkak të temperaturave të larta

Hevzi