RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen dy infermiere të dyshuara për rrahjen e të moshuarës në Pejë

arrestohen-dy-infermiere-te-dyshuara-per-rrahjen-e-te-moshuares-ne-peje

Një ngjarje tejet e rëndë është raportuar të ketë ndodhur së fundi në Pejë.

Disa infermiere kanë përdorur dhunë fizike ndaj një të moshuare që gjendej në një shtëpi të të moshuarve në këtë komunë.

Një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale tregon qartë dhunën e përdorur ndaj kësaj gruaje, e që është tejet shqetësuese.

Në lidhje me këtë rast tashmë kanë reaguar organet e rendit, të cilët kanë arrestuar dy të dyshuara nga ky rast.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Janë arrestuar dy të dyshuara në këtë rast. Personi i dyshimtë po ashtu edhe motra përgjegjëse e cila nuk e ka raportuar rastin. Pra janë dy të arrestuara”,tha Gashi.

Related posts

Ushtria izraelite vrau 2 palestinezë në një tendë të personave të zhvendosur në Gazën qendrore

RTI

“I sulmova në qafë se nuk doja të vuanin”- Vrau prindërit dhe vëllain me thikë, 17-vjeçari ka goditur anëtarët e familjes së tij 68 herë

admin

Gjendje e vështirësuar e rrugëve në Drenas pas reshjeve të borës, apel për kujdes të shtuar

Muhamet Ramadani