RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia duhet të lejohen të bashkohen me NATO-n

stoltenberg:-finlanda-dhe-suedia-duhet-te-lejohen-te-bashkohen-me-nato-n

Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet e dakordësuar me Turqinë në qershor dhe duhet të lejohen të bashkohen me aleancën sa më shpejt, deklaroi të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Stamboll.

“Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet. Mendoj se ka ardhur koha për t’i bërë ata anëtarë të plotë të aleancës”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu.

“I mirëpresim të dyja vendet si anëtarë të plotë të NATO-s në të ardhmen e afërt”, tha shefi i NATO-s, duke shtuar se do ta diskutojë këtë çështje në takimin me presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, pritet të mbërrijë në Ankara javën e ardhshme për bisedime.

Hungaria dhe Turqia janë dy anëtarët e mbetur në bllokun prej 30 vendesh që ende nuk kanë ratifikuar pranimin e dy vendeve nordike.

“Të dy shtetet bashkëpunojnë me Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shtoi Stoltenberg.

“Hapat e ndërmarrë nga të dy vendet deri më tani nuk janë ende të kënaqshëm”, tha diplomati i lartë turk, Çavusoglu, duke shtuar se Ankaraja kërkon një zbatim konkret të tyre. /atsh

Related posts

Borrell: Do t’i ftoj Kosovën e Serbinë për takim në Bruksel javën e ardhshme

admin

Ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore, origjina e produkteve kryesisht nga Kosova

admin

Gazetarja palestineze Maram Salem fiton gjyqin kundër Deutsche Welle

admin