RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky s’do të marrë pjesë në samitin e G20 nëse Putin është i pranishëm

zelensky-s’do-te-marre-pjese-ne-samitin-e-g20-nese-putin-eshte-i-pranishem

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e grupit të 20 ekonomive më të mëdha (G20), nëse lideri rus, Vladimir Putin, merr pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Indonezi.

Zelensky i bëri këto deklarata më 3 nëntor në Kiev, pasi u takua me presidentin e Greqisë. Lideri ukrainas tha se është ftuar që të marrë pjesë nga presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, në samitin që mbahet më 15 dhe 16 nëntor.

“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është që nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

Më herët gjatë 3 nëntorit, Zelensky tha se ka biseduar me Widodon për përgatitjet për samitin e G20-s, por edhe për marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime. Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”. /rel

Related posts

Përkthyesi shpërthen në lot derisa përkthen rrëfimin e ekipit boshnjak në Turqi

admin

Zyra humanitare e OKB-së nis apel humanitar prej 2.3 miliardë dollarësh për Ukrainën

RTI

Biden: Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë në ‘shtegun e duhur’ pas vizitës së Blinkenit

Muhamet Ramadani