RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bombardon një objektiv të Hamasit në Gaza

ushtria-izraelite-bombardon-nje-objektiv-te-hamasit-ne-gaza

Ushtria izraelite kreu sulm ajror ndaj një pozicioni që i përket Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut të armatosur të Lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë me shkrim tha se është dhënë kundërpërgjigje ndaj një rakete të lëshuar dje drejt Izraelit nga Gaza dhe se avionët e ushtrisë bombarduan një pozicion nëntokësor që përdoret për prodhimin e raketave i cili i përket një organizate në Gaza.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Gaza, mësohet se avionët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore njëri pas tjetrit ndaj një pozicioni që i përket Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam.

Si pasojë e bombardimeve janë thyer xhamat e disa shtëpive në zonë dhe është ndërprerë energjia elektrike.

Ushtria izraelite dje njoftoi se alarmet për sulm ranë në disa qytete në jug të vendit për shkak të një rakete të lëshuar nga Gaza dhe se raketa u neutralizua nga sistemi i mbrojtjes ajrore.

Ndërsa në një deklaratë tjetër nga ushtria izraelite thuhet se nga Gaza u lëshuan tre raketa dhe se raketat ranë në një territor të zbrazët në Gaza.

Nga grupet palestineze nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Related posts

Përfaqësuesit e Listës Serbe japin dorëheqje nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve për katër komunat në veri

admin

Mërgimtarët dërguan 112.13 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars

RTI

Rreth 50 mijë prindër ende në pritje të mjeteve për subvencionimin e librave shkollor

rezart morina