RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Gjakovë u protestua kundër dhunës pas rastit të sulmit fizik ndaj nënës së dëshmorit

ne-gjakove-u-protestua-kunder-dhunes-pas-rastit-te-sulmit-fizik-ndaj-nenes-se-deshmorit

Sot në Gjakovë u protestua kundër dhunës, pasi ditë më parë në një shtëpi të të moshuarve në Pejë u sulmua fizikisht nëna e dëshmorit nga Gjakova, Taulant Nura.

Në protestën e mbajtur në Gjakovë të organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare u kërkua dënim për infermieret e përfshira në këtë rast dhe mbylljen e Shtëpisë së të Moshuarve “Orenda”.

Organizatorë të protestës theksuan se në këtë rast përveç që u abuzua një e moshuar, u abuzua nëna e dëshmorit, u abuzuan vlerat e luftës.

“Rënkimi i saj me gjithë sëmundjen që mbarte në supe, dhimbja e një nene që djalin i dha lirisë së Kosovës ende pa u rrit mirë…Gjaku i birit të saj ju mallkoftë që vutë dorë mbi të…”, u tha më tej.

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare kërkuan dënimin maksimal të të gjitha atyre që janë përfshirë në këtë rast si dhe mbylljen e qendrës së të moshuarve “Orenda”.

“Të kujdesesh për ata që u kujdesen për ty është ndër nderet më të mëdha”, u tha më tej në protestë.

Në këtë protestë foli shkurt edhe vajza e zonjës Minire, Zhaneta, raporton Telegrafi.

“Të gjitha u thanë, për Taulantin, për nënën…. ju kisha lut që kjo që ka të ndodhë të mos ndodh më.. të ketë drejtësi, të vetëdijesohen institucionet… mama ka shku atje për ma mirë, për kujdes më të mirë se ka pasur nevojë për kujdes mjekësor”, u shpreh.

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë juve”, tha e bija Zhaneta.

Tri infermiereve të dyshuara Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi – Gashi për sulmin fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Një ditë më parë Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën Aurona Pelajt, Altina Rexhepit, Giltiana Nezirit si dhe Remzije Kuqi-Gashit. /Telegrafi/

Related posts

Belgjika do të thërrasë ambasadorin izraelit në Ministrinë e Jashtme

admin

Masa të rrepta sigurie në New York përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së – VIDEO

rezart morina

Xi paralajmëroi personalisht Putinin kundër një sulmi bërthamor ndaj Ukrainës

admin