RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan kritikon komunitetin ndërkombëtar në raport me vendet e varfra

erdogan-kritikon-komunitetin-nderkombetar-ne-raport-me-vendet-e-varfra

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si pjesëmarrës në Panairin për Tregti, të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur MÜSİAD EXPO në Istanbul, ka adresuar kritika për komunitetin ndërkombëtar sa i përket vëmendjes së tyre ndaj shteteve si Somalia, Xhibuti dhe Sudani.

“Asnjë përpjekje e sinqertë e treguar nga komuniteti ndërkombëtar për Somalinë. Ne duhet të dërgojmë grurë dhe plehra në vendet e varfra pa pagesë, unë do ta adresoj çështjen në samitin e G20. Ne do të sigurojmë që anijet me grurë do të arrijnë në Somali, Xhibuti dhe Sudan”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk po ashtu kritikoi mentalitetin që e percepton Evropën si “kopsht” dhe pjesën tjetër të botës si “vend i shkretë”.

“Ne nuk e pranojmë mentalitetin që e përcakton Evropën si kopsht dhe të tjerët si xhungël, sepse me këtë kuptim, afrikanët, aziatikët dhe amerikanët latinë nuk janë gjë tjetër veçse fuqi e lirë punëtore”, ka shtuar Erdoğan.

Më tutje Erdoğan shpreson se së shpejti Turqia të bëhet qendër e gazit natyror.

“Rusia do të dërgojë gaz në Evropë përmes Turqisë. Shpresojmë që së shpejti të shtojmë gazin natyror që zbuluam në Detin e Zi dhe energjinë bërthamore nga centrali Akkuyu në shumëllojshmërinë e energjisë sonë”, përfundoi Erdoğan.

Related posts

Osmani: Përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve

admin

Eurodeputetja i drejtohet Von der Leyenit me “Madame Genocide”

admin

Zelanda e Re dhe Australia hyjnë në vitin e ri 2024

admin