RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bosnje e Hercegovinë, Xhaferoviç takohet me ministren austriake Edtstadler

bosnje-e-hercegovine,-xhaferovic-takohet-me-ministren-austriake-edtstadler

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Bashkimin Evropian dhe Çështjet Kushtetuese, Karolina Edtstadler, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të bisedës Xhaferovic theksoi se nuk ka çështje të hapura mes dy vendeve dhe se bashkëpunimi po zhvillohet me shumë sukses në politikë, ekonomi, kulturë, mbrojtje, arsim dhe në të gjitha fushat tjera.

Ai falënderoi Austrinë për mbështetjen e fuqishme në miratimin e rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit kandidat të Bosnje e Hercegovinës për anëtarësim në BE, duke theksuar se vendi inkurajohet veçanërisht nga pikëpamjet e liderëve austriakë, përfshirë kancelarin Karl Nehammer, të cilët mbështesin rrugën e përshpejtuar të vendit dhe rajonit drejt anëtarësimit në BE.

Ai vuri në dukje se Austria, si mike e ngushtë e Bosnje e Hercegovinës, që në fillim ka avokuar për përparimin e shpejtë të vendit në procesin e anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedës, Xhaferovic theksoi veçanërisht faktin se Austria është ekonomikisht një nga partnerët tregtarë më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në Bosnje e Hercegovinë, me më shumë se një miliard euro investime direkte.

Edtstadler tha se Austria i mbështet me vendosmëri qëndrimet e Bosnje e Hercegovinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në lidhje me integrimin e tyre në BE.

Ajo vlerësoi se në Bosnje e Hercegovinë duhet shfrytëzuar periudha e ardhshme për të arritur sa më shumë nga rekomandimet e BE-së në mënyrë që realisht të merret statusi i kandidatit për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, duke shprehur pritjet se kjo do të ndodhë.

Ata diskutuan edhe për Zgjedhjet e Përgjithshme të zhvilluara së fundmi në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se tani është e nevojshme që rezultatet e tyre të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të fillojnë reformat e nevojshme.

Bashkëbiseduesit përshëndetën vendimin e OKB-së për zgjatjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë.

Në takim, në emër të anëtarëve të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq, morën pjesë këshilltarët e tyre Ana Trishiq-Babiq dhe Slaven Kovaçeviq.

Related posts

Policia me aksion, arrestohen shtatë persona e sekuestrohen vetura, armë dhe municion

rezart morina

Kërcënohet kryeministri kroat, policia rrethon ndërtesën e qeverisë!

rezart morina

BE dënon shkeljet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve në rajonin Xinjiang të Kinës

admin