RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan kritikon komunitetin ndërkombëtar në raport me vendet e varfra

erdogan-kritikon-komunitetin-nderkombetar-ne-raport-me-vendet-e-varfra

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si pjesëmarrës në Panairin për Tregti, të Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur MÜSİAD EXPO në Istanbul, ka adresuar kritika për komunitetin ndërkombëtar sa i përket vëmendjes së tyre ndaj shteteve si Somalia, Xhibuti dhe Sudani.

“Asnjë përpjekje e sinqertë e treguar nga komuniteti ndërkombëtar për Somalinë. Ne duhet të dërgojmë grurë dhe plehra në vendet e varfra pa pagesë, unë do ta adresoj çështjen në samitin e G20. Ne do të sigurojmë që anijet me grurë do të arrijnë në Somali, Xhibuti dhe Sudan”, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk po ashtu kritikoi mentalitetin që e percepton Evropën si “kopsht” dhe pjesën tjetër të botës si “vend i shkretë”.

“Ne nuk e pranojmë mentalitetin që e përcakton Evropën si kopsht dhe të tjerët si xhungël, sepse me këtë kuptim, afrikanët, aziatikët dhe amerikanët latinë nuk janë gjë tjetër veçse fuqi e lirë punëtore”, ka shtuar Erdoğan.

Më tutje Erdoğan shpreson se së shpejti Turqia të bëhet qendër e gazit natyror.

“Rusia do të dërgojë gaz në Evropë përmes Turqisë. Shpresojmë që së shpejti të shtojmë gazin natyror që zbuluam në Detin e Zi dhe energjinë bërthamore nga centrali Akkuyu në shumëllojshmërinë e energjisë sonë”, përfundoi Erdoğan.

Related posts

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin, do të ndërtohet nga amerikanët

Hevzi

Iz’raeli kryen su’lme ajrore ndaj 300 “shënjestrave” në Liban

Muhamet Ramadani

Ish-presidenti Donald Trump i bashkohet “TikTok”, aplikacionit që dikur u përpoq ta ndalonte! Ja mesazhi që dha ai

admin