RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipt, fillon Samiti i OKB-së për Klimën

egjipt,-fillon-samiti-i-okb-se-per-klimen

Në qytetin Sharm El-Sheikh të Egjiptit filloi Konferenca e 27-të e Palëve (COP27) të Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në sesionin e hapjes së samitit kreu i COP27, Alok Sharma i dorëzoi presidencën e radhës ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Në një fjalim të mbajtur këtu, Sharma bëri të ditur se “të mos bësh asgjë” për çështjen e mjedisit e paralizon situatën dhe se në samit duhet të ndërmerren hapa konkrete për çështjen e ndryshimit klimatik.

Ministri egjiptian, Shoukry vuri në dukje se bota nuk e ka luksin të vazhdojë metodën e polarizimit të përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se situata aktuale kërkon veprim urgjent ndërkombëtar.

Konferenca për Ndryshimin Klimatik i cili është samiti më gjithëpërfshirës në botë në fushën e luftës kundër ndryshimit klimatik, do të vazhdojë deri më 18 nëntor.

Në Konferencën ku priten mbi 100 zyrtarë qeveritarë dhe politikbërës si dhe mbi 40 mijë pjesëmarrës nga rreth 190 vende, çështje të tilla si planet e reduktimit për emetimet e gazeve serrë, përshtatja ndaj ndryshimit klimatik dhe kompensimi klimatik i angazhuar për vendet në zhvillim janë pikat më të rëndësishme të axhendës së samitit.

Related posts

Tre të lënduar në një aksident në Ferizaj, mes tyre edhe një foshnjë

admin

Biznesmeni sirian vr’itet nga një sulm iz’raelit me dron

admin

Nga Gucci dhe ‘firmat’ me emër, te detergjenti, Kosova treg për shumë produkte false

admin