RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre të lënduar në një aksident në Ferizaj, mes tyre edhe një foshnjë

tre-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-ferizaj,-mes-tyre-edhe-nje-foshnje

Tre persona, mes tyre edhe një foshnjë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Koshare të Ferizajt.

Policia ka njoftuar të hënën se në këtë aksident të ndodhur gjatë mbrëmjes, janë përfshirë dy vetura.

Dy prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërsa foshnja është liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje). Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar”, thuhet në njoftim.

Related posts

Francë – 130 000 agjentë policie shtesë mes frikës për trazira në Ditën e Republikës

Muhamet Ramadani

“Po jetojnë nën stres”, ambasadori britanik në Serbi: Nuk jemi të kënaqur me Prishtinën

admin

Fidan takon Begajn dhe Ramën gjatë qëndrimit në Shqipëri – VIDEO

Muhamet Ramadani