RTV AHIRETI
Lajme

Fillon punimet Forumi i Abu Dhabit për promovimin e paqes

fillon-punimet-forumi-i-abu-dhabit-per-promovimin-e-paqes

Në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve, sot ka filluar punimet Forumi i Abu Dhabit për promovimin e paqes, sesioni i nëntë.

Ky forum organizohet nën patronatin e Qeverisë së Emirateve, përkatësisht MPJ-së dhe zgjat 3 ditë. Këtë vit temë boshte ka “Konflikti i globalizuar dhe paqja universale – kërkesat dhe partneritetet”.

Forumi u hap me lexim të Kuranit, për të vazhduar me fjalën hapëse të Nehjan bin Mubarak al Nahjanit, ministër i Tolerancës në EBA. Ai u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, duke theksuar përkushtimin e qeverisë së EBA-së për manifestim të përhapjes së tolerancës. Ai theksoi se shoqëritë tolerante janë shoqëri përparimtare, në të cilat të gjithë njerëzit jetojnë në paqe dhe respekt të ndërsjellë, gjë që reflektohet në jetesën më të mire për gjithë qytetaret e atij vendi.

Në vazhdim fjalë rasti mbajti edhe dijetari i mirënjohur i botës islame, Abdullah bin Bejja, njeherësh kryetar i Forumit dhe kryetar i Këshillit të Fetvasë së EBA-së. Ai u fokusua në obligimin e përqendrimit dhe forcimit të paqes, duke luftuar çdo lloj të konflikti dhe luftës. “Ne mbarë njerëzimi jemi si shembulli i udhëtarëve të një anije, për të cilën të gjithë pa dallim duhet të kujdesen rreth qëndrueshmërisë së saj për të shpëtuar të gjithë. Andaj ne duhet të fikim çdo zjarr të çdo konflikti duke mos pyetur se kush e ndezi” – tha ai.

Në hapje folën edhe sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame, dr. Abdulkerim al Isa, cili ftoi të pranishmit për aktivizim më intensiv në promovimin e paqes, duke cekur si një nga iniciativat më të reja, atë të fundit R20, e themeluar ne qytetin Bali të Indonezisë para disa ditëve nën ombrellën e shteteve të G20.

Gjatë këtyre ditëve Forumi do të diskutojë rreth temave të shumta të cilat kanë për qëllim përforcimin e paqes globale dhe shuarjen e konflikteve, si dhe analizën e faktorëve që kërcënojnë paqen si dhe luftimin e islamofobisë në vende të ndryshme të botës.

Në këtë sesion të pranishmëve ju drejtua edhe sekretari i OBI-së, ambasadori Husein Ibrahim Taha, ambasadori Rashad Husein, ambasadori i Përgjithshëm për Lirinë Fetare në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe rabini Ephraim Mirvis, kryerabini i Kongregacioneve të Bashkuara Hebraike të Komonuelthit.

Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues dhe lider të feve abrahamike të shumë shteteve nga e mbarë bota, duke përfshirë ministra, myftinj, udhëheqës të bashkësive islame, ulema, kardinalë, ipeshkëv dhe priftërinj.

Në këtë Forum, nga Kosova po marrin pjesë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, dr. Islam Hasani, dekan i FSI-së dhe mr. Besim Mehmeti, shef i kabineti të Myftiut të Kosovës.

 

Related posts

Agjencia e OKB-së: Bombardimet izraelite kanë shkatërruar mbi 70 për qind të infrastrukturës civile në Gaza

admin

Parlamenti Evropian voton rezolutën për armëpushim në Gaza

rezart morina

WFP-ja do të shkurtojë ndihmën për refugjatët sirianë në Jordani në gusht

admin