RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrelli do ta takojë nesër Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

borrelli-do-ta-takoje-neser-kurtin-dhe-vuciqin-ne-paris

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për punë të Jashtme, ka njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell, do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

Kështu ka njoftuar Stano në Twitter, ku ka shtuar se takimi do të zhvillohet nesër në Paris, në takime të veçanta, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ai ka thënë se ky takim do të zhvillohet për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur situatën dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Kosovë/Serbi: Për të vazhduar përpjekjet evropiane për të ndihmuar Kosovën-Serbinë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiqi, nesër në Paris në takime të veçanta”, ka thënë Stano

Related posts

Presidenti turk pret në takim në Stamboll shefin e Hamasit

rezart morina

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit Natasha Tomaniq

RTI

Erdoğan: Netanyahu po e bën xheloz Hitlerin me “metodat e tij gjenocidale”

RTI