RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump arrin në Nju Jork, sot del para gjykatës – VIDEO

trump-arrin-ne-nju-jork,-sot-del-para-gjykates-–-video

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin e Nju Jorkut për paraqitjen e tij të parë të planifikuar në gjykatë për t’u përballur me akuzat në lidhje me pagesën për të heshtur aktoren e filmave për të rritur Stephanie Clifford përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Trumpit, ish-presidenti i parë që ndiqet penalisht, pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve, të fotografohet dhe të prezantohet zyrtarisht me akuzat kundër tij në gjykatën qendrore të Manhatanit të martën.

Në pamjet televizive është parë Trumpi duke u larguar nga shtëpia e tij në Mar-a-lago të Floridas, për në qytetin ku e ka ndërtuar emrin e tij, me synimet që të shfrytëzojë paraqitjen publike për të rritur mbështetjen për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA.

“Departamenti i korruptuar nuk ka rast”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, duke iu referuar gjykatës në Manhatan që po merret me rastin e tij.

Ish-presidenti planifikon të qëndrojë sot në Kullën Trump dhe më pas të martën ai do t’u dorëzohet autoriteteve për procedim e lexim akuzash nga gjykatësi i çështjes.

Pas paraqitjes në gjykatë, z.Trump planifikon të kthehet në Mar-a-Lago për një konferencë shtypi të martën në mbrëmje. Të paktën 500 persona janë ftuar në konferencë, sipas një republikani të njohur me planet dhe që foli anonimisht për ta diskutuar situatën. Mes të ftuarve janë anëtarë të Kongresit që kanë mbështetur fushatën presidenciale të z.Trump, si dhe donatorë dhe mbështetës të tjerë.

Related posts

Kina reagon pas sulmit ushtarak amerikan ndaj balonës së dyshuar spiune

admin

Presidentja e Hungarisë: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

rezart morina

Egjipti dhe Arabia Saudite thërrasin në takim urgjent Ligën Arabe për situatën në Sudan

rezart morina