RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini konfirmon: Zhvilluam bisedime me SHBA-të në Ankara

kremlini-konfirmon:-zhvilluam-bisedime-me-shba-te-ne-ankara

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvilluan në Ankara të hënën, me iniciativën e amerikanëve.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Krelmlinit, Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmneve, Tass.

“Negociatat e tilla, me të vërtetë, u zhvilluan. Ato u iniciuan nga pala amerikane,” tha zëdhënësi Peskov.

Të hënën, u raportua se Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, ndodhej në kryeqytetin turk, ku kishte mbërritur për t’u takuar me homologun e tij rus.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me këto takime, por thuhet se ato mund të jenë të rëndësishme për vendosjen e linjave të komunikimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. /euronews

Related posts

Zjarret masive në Athinë, përpjekje ‘mbinjerëzore’ për vënien nën kontroll. Evakuohen mijëra persona

admin

43 aksidente trafiku dhe 1119 tiketa të shqiptuara për 24 orë

Muhamet Ramadani

Vazhdon rrënimi i ndërtesave në Turqinë jugore

admin