RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takimi i Konjufcës me delegacionin e Kongresit amerikan, flasin për ngritjen e Institutit Parlamentar

takimi-i-konjufces-me-delegacionin-e-kongresit-amerikan,-flasin-per-ngritjen-e-institutit-parlamentar

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të ShBA-së.

Siç njoftohet, në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth mënyrave konkrete të bashkëpunimit ndërmjet HDP-së dhe Kuvendit, me fokus mbështetjen për ngritjen e Institutit Parlamentar, si dhe zhvillimin e shërbimeve të bibliotekës dhe arkivit të legjislativit.

Konjufca iu shprehu mirëseardhje delegacionit amerikan dhe i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë.

Po ashtu i njoftoi në lidhje me efikasitetin e punës së Kuvendit dhe trupave të tij.

Edhe me këtë rast, Kryetari i Kuvendit ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e pakursyer që vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, duke theksuar se miqësia e dëshmuar, aleanca strategjike dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten të palëkundura.

Kryetari Konjufca dhe delegacioni i HDP-së u pajtuan për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e përvojave në dobi të ngritjes së efikasitetit dhe funksionalitetit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.​

Delegacioni kishte përbërjen nga: Mike Bishop, ish-Kongresmen nga Partia Republikane, Derek Luyten, Drejtor Ekzekutiv i HDP-së, Kimberly Ferguson, Specialiste për Menaxhimin e Sistemit Informativ Legjislativ në Bibliotekën e Kongresit, Sarah Garding, Analiste për Çështje Evropiane në Shërbimin e Kërkimit të Kongresit (CRS) dhe Kristen Sample, Drejtore e Përgjithshme e Qeverisjes në Zyrën Qendrore të NDI në Washington DC.

Related posts

Sveçla nga Mitrovica: S’po vërehet ndonjë tendencë për eskalim, Policia është e përgatitur për siguri

rezart morina

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, pritet miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë

admin

Afganistan, administrata e përkohshme talebane nënshkruan kontrata minerare prej 6.5 miliardë dollarë

admin