RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Kosova është Serbi’, Russia Today nis transmetimin në gjuhën serbe

‘kosova-eshte-serbi’,-russia-today-nis-transmetimin-ne-gjuhen-serbe

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT) nisi këtë të martë transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan.

“Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”, shkroi ajo në Twitter.

Në një deklaratë të publikuar në uebsajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars.

Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze. /euronews

Related posts

VIDEO- Autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 4 persona në Stamboll, 9 të tjerë plagosen

admin

Komisioni i OKB-së: Trupat ruse kanë kryer krime të shumta lufte në Ukrainë

admin

Ish-gjenerali i NATO-s paralajmëron konflikt të mundshëm në Ballkan: Serbia kërkon të marrë veriun e Kosovës! Vuçiç i shërben interesave të Rusisë

admin