RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Droga vinte nga Shqipëria e Turqia, 17 të arrestuar në Itali, mes tyre dhe shqiptarë

droga-vinte-nga-shqiperia-e-turqia,-17-te-arrestuar-ne-itali,-mes-tyre-dhe-shqiptare

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike ku për pasojë 17 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe shqiptarë.

Mediat raportojnë se hetimet të nisura në vitin 2021, bënë të mundur goditjen e një bande kriminale me strukturë të veçantë e dedikuar trafikut të sasive të mëdha të heroinës, por edhe kokainës dhe hashashit.

Grupi shqiptar sipas mediave italiane kishte një organizim me ndarje rolesh, i cili ishte i ngarkuar me mbajtjen e kontakteve me furnitorët dhe klientët, si dhe marrjen e sasive të mëdha të heroinës direkt nga Shqipëria dhe Turqia.

Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 25 kilogramë heroinë, 33 hashash, 134 gramë kokainë dhe gati 200 mijë euro cash si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme. /euronews

Related posts

Kushtetuesja thotë se udhëzimi i MAShT-it për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është në harmoni me dispozitat ligjore

Muhamet Ramadani

Zhvillime në LDK, reagon Abdixhiku: S’kam çfarë të ofroj më shumë se dorëheqja

Muhamet Ramadani

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban seancë solemne për Ditën e Alfabetit Shqip

RTI